Krasniqi: Disa ministra s’e meritojnë të ulën në sallën e Kuvendit


E premte, 11 Prill 2014

Vazhdimi i seancës plenare, ka nisur me kritika të ashpra që ka bërë kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi për ministrat e Qeverisë, duke thënë se ata ministra që nuk vijnë për t’i prezantuar dhe mbrojtur ligjet që i sjellin në Kuvend, nuk e meritojnë të ulën në sallën e Kuvendit.

Ndërsa, deputetët kanë miratuar raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2013, pasi të gjitha partitë vlerësuan pozitivisht këtë raport.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi nuk ishte në seancë për ta prezantuar projektligjin për Kinematografinë, çka ka bërë që të reagoj ashpër kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

“Ministri nuk është këtu, kështu që ky ligj i kthehet qeverisë, dhe kur ata të bëhen gati pas nja tre, katër muajsh mund të vjen në rend dite. Jo realisht, nëse dikush duhet ta mbron ligjin, ligjin duhet ta mbron qeveria, ministri duhet të vijë këtu ose ta ngarkon një ministër tjetër të qeverisë për ta mbrojtur ligjin, por ky kabinet qeveritar, kështu sikur që po sillet me ligje dhe me seancën, nuk meriton ai ministër që të vijë dhe të ulet më në këtë sallë”, tha Krasniqi./botasot/

Etiketa: ,
Të fundit