Krasniqi: Drenicë, kujdes ku e hedh votën


E diel, 11 Maj 2014
Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

Kryetari i legjislaturës së fundit të Kosovës, Jakup Krasniqi, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka kërkuar nga qytetaret e Drenicës e po ashtu nga të gjithë qytetaret e Kosovës, që me datën 8 qershor, të dinë se ku të hidhet vota e tyre.
Sipas tij, qytetari i Kosovës, duhet t’i thotë jo çdo forme të frikësimit, të shantazhit a çdo personi tjetër.

“As Drenica e as Kosova nuk duhen që me votën e tyre ta vrasin ardhmërinë e fëmijëve tanë – shtetin e së drejtës, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin e sigurisë për jetën, nderin e punën, për shtetin e zhvillimit ekonomik e të dinjitetit kombëtar e njerëzor”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Jakup Krasniqit në facebook:

“Drenica si e gjithë Kosova e ka fituar të drejtën e fjalës dhe të votës së lirë!

Vota edhe e Drenicës dhe e çdo qytetari të Kosovës duhet të jetë:

1. Për mendimin e lirë;

2. Për fjalën e lirë;

3. Për të shprehurit e lirë e pa asnjë frikë, si ia thotë mendja e ia donë zemra e gjithë se cilit që donë të kontribuoj me votën e tij në ndërtimin e Shtetit të se drejtës.

Keto gjëra të shejta që i kemi fituar me luftë e flojime të shumta mos te pranojmë të na i rrembej askush.

Këto janë shënjat më të dukshmet e më të parat e Demokracisë. Kur mungojnë këto, liria e demokracia kanë pushuar se egzistuari. Askush nuk duhet të lejoj që ta hupë atë që e kemi fituar me flijime të shumta njerëzore e materiale.

Qytetari ynë, i cilës do pjesë të Kosovēs duhet t’i thotë jo çdo forme të friksimit, të shantazhit a çdo presioni tjetër. Këto metoda të punës janë ANTIDEMOKRATIKE, janë Antiliri, Antidrejtësi, Antizhvillim si dhe Antiintegrim në BE. Janë, anti, anti, anti ………

Abraham Linkolni për votën thoshte: “Në luftë me pushkë (armë) e vret armikun. Në Demokraci me votën tende e vret ardhmërinë e fëmijëve tu”.

Kujdes Drenicë e Kosovë se ku po e hedhni votën Tuaj! Kujdes!

As Drenica e as Kosova nuk duhen që me votën e tyre ta vrajnë ardhmërinë e Fëmijëve tanë – Shtetin e së Drejtës, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin e sigurisë për jetën, nderin e punën, për shtetin e zhvillimit ekonomik e të dinjitetit kombëtar e njerëzor.

Votoni për atë që ia keni Besën! Aty ku ju flenë zemra Ju! Aty është Liria, Demokracia e Sotmja dhe Ardhmëria!

Mashtrimit e mashtruesve thonju mjaftë, se tradhti mbi tradhtitë është grabitja e pasurisë kombëtare, marrëveshjet e dëmshme për vendin, rrenimi i Sistemit të Drejtësisë, qeverisja me të padijshëmitë, me mashtruesitë, me prifiteret, matrapazet, me njerëzit e trafikuar si dhe me servilët e ligjë që u vardisën pushtetarëve të ndryshëm. A nuk i kemi parë këta lloj njerëzish edhe para luftës çlirimtare?!” (sic), ka shkruar Krasniqi në Facebook.