Krasniqi: Po bisedojmë për zgjedhjet e parakohshme (Video)


E premte, 29 Prill 2016

Sipas Jakup Krasniqit, do të zhvillohen edhe më tutje takime me ndërmjetësimin e shoqërisë civile dhe ambasadave për të diskutuar çështjen e normalitetit politik.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi në emisionin ‘Debat’, ka deklaruar se AAK dhe NISMA po zhvillojnë takime me partitë në pushtet ndërsa çështje e diskutuar nga opozita janë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij, do të zhvillohen edhe më tutje takime me ndërmjetësimin e shoqërisë civile dhe ambasadave për të diskutuar çështjen e normalitetit politik e që në interesin opozitar ky normalitet politik do të thotë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Krasniqi ka theksuar se duhet të vendosin organet e dy partive nëse përfaqësuesit e tyre do të vendosin të shkojnë në takimin që mund të ftojë Presidenti Hashim Thaçi.

https://www.youtube.com/watch?v=pW7Jy_zGy3E

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit