E mërkurë, 12 Shkurt 2014
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë krenare me progresin që e ka arritur në lirinë e medias gjatë viteve të fundit.
“Me kënaqësi lexova raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij për lirinë e medieve, i cili dëshmoi përparimin që vendi ynë ka arritur. Kosova e ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin e saj në indeksin global të lirisë së medias për vitin e tretë radhazi.
Padyshim që shumë mbetet për të bërë, mirëpo duhet të jemi krenarë që edhe pse ka pak vite e pavarur, Kosova qëndron mirë në rajon, përpara edhe disa shteteve të BE-së, për sa i përket lirisë së mediave”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.