Krerët e institucioneve prezentë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it


E mërkurë, 14 Tetor 2026
Krerët e institucioneve prezentë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti po marrin pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Gjenerali italian Roberto Vergori pritet të marrë udhëheqjen e KFOR-it nga gjenerali turk, Ozkan Ulutash.

KFOR-i para disa ditësh kishte thënë se të dy komandantët do të punojnë “ngushtë së bashku në kuadër të procesit të transicionit, për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve të KFOR-it”, përpara ceremonisë së dorëzimit të komandës së misionit.

Në ceremoni po marrin pjesë edhe ish-presidentë, ministra, diplomatë të huaj e klerikë fetarë


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit