“Krokodilat e mëdhenj” shpëtuan


E diel, 16 Shkurt 2014

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më sot një numër jo i vogël politikanësh të nivelit qendror dhe atij lokal, gjyqtarë dhe prokurorë, zyrtarë bankarë e të tjerë janë vënë në hetime nga Prokuroria e EULEX-it dhe nga prokuroritë vendore.

Bujar Bukoshi, i cili ishte deputet i LDK-së, më herët ishte në një proces gjyqësor penal, pasi që akuzohej nga EULEX-i për shpërdorim të detyrës zyrtare. Më vonë, Bukoshi u shpall i pafajshëm.

Fatmir Limaj, deputet i PDK-së, u akuzua për krime lufte dhe ndër të tjera për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, pranim të ryshfetit dhe pastrim parash. Ndërkaq, më vonë ai ia doli të merrte pafajësinë për krime lufte, kurse mbetet i hapur procesi për tenderët e MTPT-së.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi po hetohet për krime të luftës dhe ende sot ndodhen në paraburgim.

Nexhat Daci, kryetar i LDD-së dhe ish anëtar i Kryesisë së legjislaturës së tretë, më herët është dënuar me 18 muaj burg dhe ishte suspenduar për dy vite me kusht nëse nuk kryente ndonjë vepër penale, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për përfitime dhe qëllime personale.

Ai është dënuar, pasi që gjatë kohës që ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës kishte blerë një palë syze dhe kishte rregulluar dhëmbët me taksat- paratë e qytetarëve.

Nën hetime nga EULEX-i për krime lufte më herët është vënë edhe Rrustem Mustafa-Remi, deputet i PDK-së. /Kosova sot/

Të fundit