Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kryeministri bëri homazhe në nderim të artistit Rasim Thaçi – Cima

Prizren Post | 15:39 - 27.03.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Sot Kryeministri i Kosovës Albin Kurtit së bashku me ushtruesin e detyrës së Presidentit dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë bërë homazhe në nderim të artistit Rasim Thaçi – Cima.

Në librin e përkujtimit Kryeministri Kurti shënoi:

Jemi rritur si fëmijë me Cimën. Kur u rritëm e nuk ishim më fëmijë e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi. Gëzimin dhe humorin e tij e shtonte kudo duke e ndarë me të tjerët. Neve tash na duhet ta zvogëlojmë dhembjen e pikëllimin për të duke e ndarë atë me njëri-tjetrin.
Vdekja e tij është e pabesueshme, përveçse e parakohshme.


Etiketa:

Bëni një koment