E mërkurë, 10 Shkurt 2016
Prishtinë – “Jo për t’u konformuar me njëri-tjetrin. Por, për ta qeverisur Kosovën në një fazë të përmbylljes të tranzicionit të gjatë në të gjitha fushat e jetës”, shkruan Mustafa.
Kryeministri Isa Mustafa, dekalroi se në takimin e sotëm me shoqërinë civile, ka theksuar se është i bindur që sikurse për të, edhe për z. Thaçi, do të ishte më e lehtë të drejtonin subjektet politike si rivalë politikë.
“Por, tani kemi realitet tjetër. Rezultati i zgjedhjeve dhe nevoja për drejtuar Kosovën në një fazë të ndjeshme për të ardhmen e saj, na ka bërë bashkë”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në facebook, raporton lajmi.net.
“Jo për t’u konformuar me njëri-tjetrin. Por, për ta qeverisur Kosovën në një fazë të përmbylljes të tranzicionit të gjatë në të gjitha fushat e jetës”, shkruan Mustafa.
Sipas kreut të qeverisë, për vendime të mëdha, të cilat po i merr Kosova në këtë mandat, por edhe për të ardhmen e vendit, koalicioni i dy partive shtetformuese, dhe ushtrimi i përgjegjësive mbi parimet e marrëveshjes së koalicionit, me një rol konkurrues të opozitës, del të jetë alternativa më e mirë e suksesit dhe e ndërtimit demokratik të vendit.