Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kryeministri Erdogan është ftuar të marrë pjesë në Davos

Prizren Post | 18:57 - 16.01.2014

Presidenti i Evropian i Forumit Ekonomik Botëror, Nikolas Deivis (Nicholas Davis) tha se Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan i kanë dërguar ftesë zyrtare për të marrë pjesë në forumin e sivjetmë që do të mbahet në datat 22-25 janar.

Ekonomia turke është e fuqishme, u shpreh Deivis, dhe mund të përfitohet nga avantazhe të shumta që ofron ajo si: një treg i brendshëm mjaft konkurrues dhe një infrastrukturë shumë të fortë, shtoi ai.

Krahas gjithë këtyre faktorëve mbështetës ajo që ka kontribuar, që Turqia të regjistrojë një rritje ekonomike të nivelit të lartë janë edhe investimet që janë bërë në periudhat e fundit në këtë vend, cilësoi Deivis.

Ekonomia e Turqisë për momentin është ende në një gjendje shumë herë më të mirë se ekonomitë e shumë vendeve evropiane, theksoi Deivis, duke shtuar se për të rritur fuqinë e saj konkurruese globale Turqia ka nevojë të vazhdojë reformat, kurse vendet fqinje që ndodhen në hapësirën e saj gjeografike mund ta marrin Turqinë si një model të zhvillimit ekonomik./TRT/


Arivisti Company