Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kryeministri Haradinaj e ndalon përdorimin e veturave zyrtare për fushatë zgjedhore

Prizren Post | 14:54 - 19.09.2017

Haradinaj, është shprehur se për çdo keqpërdorim të pasurisë zyrtare përgjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale do të ndërmerren masat përkatëse konform legjislacionit në fuqi.

Ky vendim është marrë nga Kryeministri Haradinaj, në mbështetje të nenit 92, nenit 94 paragrafi 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 (nën paragrafi 4.I) të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive (Gazeta Zyrtare nr. 1,18  prill 2011), duke marrë parasysh vendim e Presidentit të Republikës së Kosovës nr. 21/2017 të datës 21 qershor 2017, për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës.


Etiketa:
Arivisti Company