E premte, 8 Qershor 2018
Prishtinë – E para ka të bëjë me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët, një sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, kurse e treta me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
Më poshtë rendi i ditës:
Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
Ndiqeni drejtpërdrejtë seancën plenare: http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,1029
Etiketa: Interpelancë, Kosovë, Parlamenti, Ramush Haradinaj