Kryeministri i Malajzisë dënon Izraelin për bllokimin e flotiljes drejt Gazës


E enjte, 2 Tetor 2025


Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, ka dënuar me “termat më të ashpër” veprimet e Izraelit ndaj flotiljes që po dërgonte ndihma për Gazën, duke i quajtur ato “frikësim dhe shtrëngim”.

Ai tha se bllokimi i një misioni humanitar tregon “përçmim të plotë jo vetëm për të drejtat e popullit palestinez, por edhe për ndërgjegjen e botës”.

Anwar shtoi se Malajzia do të përdorë të gjitha “mjetet legjitime dhe ligjore” për ta mbajtur Izraelin përgjegjës, sidomos për çështje që lidhen me shtetasit malajzianë.

Në flotiljen e ndaluar deri tani nga Izraeli ndodheshin rreth 12 qytetarë malajzianë. /mesazhi

Të fundit