E martë, 13 Janar 2015
Hani Elezit – Kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma nuk ka qëndruar të hënën në zyrën e tij. Ai ka dalë nëpër rrugët e qytezës të cilën e drejton për ta hequr borën. Suma këtë nuk e ka bërë me lopatë por me veturën e tij zyrtare.
Në një foto që dikush ka postuar në rrjetin social Facebook shihet që Suma veturës së tij ia ka vendosur një lloj lopate si të ekskavatorëve për ta hequr borën. Ngjarja sipas përshkrimit të fotos ka ndodhur më 12 janar.
Suma ka fituar dy herë zgjedhjet për kryetar të Hanit të Elezit si kandidat i pavarur. Ai ka qenë epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas luftës komandant i TMK-së në Han të Elezit.
Etiketa: bora, Hani i Elezit, Kosovë, Rufki Suma