KSHZ: Deri në ora 10 e 45, vota më shumë për deputetët se për presidentin


E diel, 27 Prill 2014

Shkup, 27 prill – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar të dhënat mbi daljen e votuesve deri në ora 10 e 45. Sipas të dhënave të fundit, në zgjedhjet parlamentare kanë votuar 9.58 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, ose gjithsej 159.699 qytetarë me të drejtë vote.

Ky numër, madje nuk është i njëjtë kur është fjala për zgjedhjet presidenciale. Sipas KSHZ-së, në zgjedhjet për president kanë dalë për të votuar rreth 9 mijë persona më pak.

Dalja më e ulët në zgjedhjet presidenciale evidentohet në Zhelinë (1.31 për qind), Çair (1.87 për qind), Dibër (1.95 për qind), Strugë (3.32 për qind), Tetovë (3.24 për qind), në Saraj (3.14 për qind)./zhurnal/

Të fundit