E mërkurë, 29 Korrik 2015 
Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se sot do të riatdhesohen grupi i parë prej 70 shtetasish shqiptarë.
Rreth 70 azilkërkues shqiptarë riatdhesohen sot nga Gjermania. Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se sot do të riatdhesohen grupi i parë prej 70 shtetasish shqiptarë.
Të kthyerit pritet të mbërrijnë në Rinas në orën 15:35 menjë avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen), prej ku do t’u dorëzohen autoriteteve shqiptare.
Ky është grupi i parë në një numër kaq të madh i kthyer nga shteti gjerman, pasi me 23 korrik u riatdhesuan 8 shtetas.
Etiketa: Azilanteët, Gjermania, Shqipëri, Shqiptarët