E shtunë, 29 Korrik 2017
Një këshilltari i kryeparlamentarit dhe profesor në UP Blerim Latifi, përmes një opinioni po mbron gazetarin Berat Buzhala, duke dhënë komentet e tij për shqiptarët të Maqedonisë dhe bindjet e tyre fetare, që sipas tij, po nxihen nga elementet radikale fetare islame selafiste etj..etj!?
Çfarë paradoksi! Të barazosh shqiptarët e maqedonisë dhe bindjet e tyre me salafistët radikal duke i quajtur kokëbosh dhe tallava e pa identitet kombëtar, sdo mend se është një cinizëm i ulët dhe dashakeq që burron nga planc mendësia e tij histerik i cili aktron humanizëm duke haruar se nga shqiptarët etnik janë shqiptarët e maqedonisë më bujarët dhe më mikpritës ndaj kosovarëve që kthehen prej maqedonisë përplotë valixhet me para në Kosovë. Kjo është thjeshtë një realitet social dhe kulturor të Shqiptarëve të maqedonisë, padyshim se ky trulari se ka në dije.
Personi në fjalë i ulur aty ku e kanë ulur të shfaq paaftësi me plancin që pas nxjerr gaz si shkrimi në fjalë duke u shtirur si i gajlosur për Komb e Vatan, një gjë që si kalon as afër ‘os temporales’ së tij, por për dert e ka si ti arsyetoj bakshishet e dhuruar për ti ofenduar shqiptarët me patriotizëm falso… Vaj për ata që presin këshilla prej Coca Collës Ziro së gazuar origjindihall !
Jemi dëshmitarë se Shqiptarët kohë pas kohe trazohen me opinione fyese nga grupe të caktuara shqipfolës që veprojnë të orkestruar e të kordinuar nga qarqe Perëndimore dhe Serbo-Rusët, tamam në atë kohë kur jemi rehat e të qetë për të menduar pozitivisht dhe racionalisht për zhvillimet shoqëro-politike si probleme të së sotmes që një kohë të gjatë zvarriten si pa kokë.
Kultura dhe arsimi ka ushtri të padukshme dhe ato arrijnë te qëllimi i caktuar në paqe dhe qetësi një parim i fesë Islame e cila në vazhdimësi trazohet nga bota sioniste që të zhvendosë vëmendjen nga realiteti momental i jonë.
Janë ca islamofob të instrumentalizuar për të trazuar vëmendjet tona nga e sotmja duke e hedhur topin e sotëm drejt në kohën e mesjetës së errët dhe atë mu para këmbëve të Skenderbeut si projekt hutues dhe trularës që opinioni gjithshqiptar të merret me një kohë të kaluar e të përfundoj atje. Sot e shumë kohë po fantomizohet figura e Skenderbeut po nga këta ‘’të gajlosurit’’ ose ‘’mbrojtësit falso të kombit’’ përndryshe inkuizitët opinionist jezuit që bëjnë çmos për tua hedhur fajin sipas tyre të ‘’heretizuarve’’ shqiptar musliman.
Kultura kurr nuk lulëzon në shoqëritë e prapambetura dhe çdo përpjekje për të ndërhyrë në të ardhmen me logjikën e kohërave të dekadencës (së kaluarës) është guxim vdekjeprurës për atë popullë.
Kam potencuar shpesh se, në trojet tona etnike për ta shtuar përçarjen dhe defaktorizimin e shqiptarëve disa kanë nevojë për opinione negative dhe dezinformata të bëra me vetdije dhe paramendim si nga Berat Buzhalla, Xharrat e të tjerë ‘analistë’ (shqipfolës) pa personalitet dhe paqenësi, të cilat e lëvizin dhe e orientojnë në jetë, nuk duhet të na çudit që ai të rend pas të tjerëve (financuesëve të tyre si Bota Perëndimore dhe aleanca Serbo-Ruse) që shërbejnë si mashë për të dëmtuar shqiptarët duke shtuar dozën e Islamofobisë pikërishtë duke sulmuar Islamin si fe agresive, gjegjësisht pas saj fshehet plani për të larguar shqiptarët nga faktori i tretë të ballkanit siç është, Turqia muslimane.
Prandaj, “O islamofoba, përse, duke qenë se ju e dini të vërtetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe fshihni realitetin? Ndërkohë që e dini (se Islami është Feja e Paqes)”! – Ali Imran 71
Nuk ka përse të gajlosen Individët në fjalë për shqiptarët se a janë të humbur në identitet apo jo, por duhet ta kenë në dije se na e kemi të qartë se i takojmë kombeve evropiane që për fatmirësi të tyre ne jemi ata që ua plotësojmë zbrazëtirën shpirtërore që e ka humbur ai si oxident, një mungesë brenda civilizimit të tyre pashpirtëror i cili gjendet tek orienti që na si kombë ballkanas me suksess i bashkëdyzuam dy kulturatë si lënglidhës mes civilizimeve në saje të urtësisë që trashëguam nga orienti.
Shqiptarët janë një korpus i madh me kulturë islame që për mission të tij ka nevojë të bashkoj dhe që nuk përçan, që mëshiron dhe që nuk kërkon shkatërrimin, që ka për qëllim thelbin e jo formën… Prandaj, Islami nuk i mohon kombet, pra as kombin shqiptar. Natyrisht se këta islamofob ëndërimtar e të përgjumur kanë haruar faktin se pikërisht Shqipëria Enveriste që shfuqizoi fenë nga mesi i popullit gatise humbi edhe identitetin kombëtar!
Historikisht dihet se, kurrë Botës Perëndimore dhe Ruso-serbëve nuk iu ka interesuar feja islame e as ajo kristiane por vetëm Paraja, është një interes i përbashkët ku takohen ato! Dhe për të arritur te caku plaçkitës (tek Paraja) ka nevojë të instrumentalizoj shtimin e urrejtjes fetare mes popujve, gjë që me mjeshtri u arrit gjatë luftërave në ish-jugosllavi!
Problemi i Islamofobëve fle në ate se; Atje ku ka Xhamia në rrezik është Filozofia indoktrinuese që u shërben si paravan për të plaçkitur pasuritë e popujve të copëtuar. Prandaj, pa Liri Ekonomike nuk përfundon Kolonializmi!
Kjo filozofi vrastare rrodhi nga qendratë e larta të Iluminizmit Perëndimorë që kishte për synim të përçaj dhe të copëtoj popujtë e botës në grupe të vogla për të udhëhequr dhe për të kolonizouar më lehtë ato.
Ne humbëm atë ditë kur u ndamë në Kombe e Popujë. Ne humbëm atë ditë kur u ndamë në Fise e Principate. Ne humbëm atë ditë kur u ndamë në Lagje, mëhalla e Familje (Kosovarë, çamë, Iliridas, Preshevarë e Gusias, Toskë e Gegë etj…). Dhe këtë rastë më mirë e elaboron, Faik Konica në vitin 1909 kur thotë; ‘’Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë’’!
Këtu me rëndësi është viti i thënies… dmth, është agimi i shpërbërjesë se Perandorisë Osmane dhe parandjenja për fatkeqësinë që do ta gjejë këtë popullë si delja e veçuar nga kopeja ku parashihet gllabërimi nga ujqit evro-perëndimorë në frak.
Por, Muhamed El Gazaliu thotë kështu; ‘’Atë që e di mirë është se sa të ketë jetë, do të jetë edhe Islami; se, sa herë që dielli të lindë dhe të perëndojë, po aq herë Ummeti ynë do të ripërtërihet e nuk do të copëtohet. Ai mund të sëmuret por kurrë nuk vdesë. Kur armiqët e tij menduan se trupi i tij është gati për t’u varrosur, filloi mëngjesi i ri për të, gjë që hutoi armiqtë, i shtyri të tërhiqeshin nga vendi ku ishin të vendosur, të tërhiqeshin mbrapa nga kishin ardhur’’!
Prandaj i Madhi Zot na urdhëron që për të ngadhnjyer mbi të ligët dhe ligësitë e tyre duhet si kombe të bashkohemi në një Popullë ose Ummet, e jo në ‘’Kombe të Bashkuara’’ të monopolizuar nga pesë antarët të Këshillit të Sigurimit të përhershëm që uzurpuan pa të drejtë sovranitetin e popujve duke i larguar ata nga pasuritë e tyre jetike ja njëqind vite resht!!
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Opinione, Savash Veliu