Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kujdes, se cilat shishe të plastikës i përdorni!

Prizren Post | 23:44 - 05.07.2016

Para se ta keni blerë ujin në shishe të plastikës, duhet të jeni të sigurt që nuk po e helmoni vetveten. Për këtë gjë duhet të dini si ti dalloni cilësitë e shisheve. Kjo është shumë e thjeshtë. Gjithçka që duhet të bëni është të keni parasysh identifikimin e shenjave që në të shumtën e rasteve gjenden në fund të shishes, por ndodhë të gjenden edhe në paketim.

Në vazhdim po i sqarojmë ato lloje shenjash që i gjeni të vendosura në shishet plastike, të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e plastikës së shishes:

llojet

PET apo PETE

Do të thotë shishe për një përdorim. Këto shishe mund të lëshojnë metale të renda dhe kimikale që mund të kenë efekt në balancën hormonale të trupit.

PET-E është një prej shisheve të plastikës më të përdorura në treg për konsum, po ashtu edhe si shishe për ujë. Meqë këto shishe kanë vetëm një përdorim, po u përdor sërish, atëherë paraqet rrezik për helmim. PET është një lloj plastike që vështirë dekontaminohet. Kjo liron substanca Polyethyleny terephthalates, të cilat mund të jenë edhe kancerogjene.

HDP apo HDPE

HDP – Plastikë qe zakonisht nuk liron kimikale. Ekspertët rekomandojnë t’i zgjedhim për përdorim këto lloje të shisheve. Uji i cili gjendet në to e mbanë pastërtinë e natyrshme, prandaj edhe uji i deponuar në to mund të cilësohet si një nga ujërat me të shëndetshme në treg.

HDPE – është plastikë e ashpër e përdorur për të bërë shishe qumështi, pastaj për mbushje të detergjenteve, vajrave. Përdoret po ashtu për lodra dhe disa çanta plastike. HDPE është një prej plastikeve më të ricikluara dhe konsiderohet si një prej me të sigurtave. Është e lirë dhe e thjesht për ta ricikluar, respektivisht për përdorim të dyfishtë.

PVC apo 3V

Liron 2 toksina që ndikojnë negativisht në hormonet e trupit të njeriut.

PVC është një plastikë e butë dhe fleksibile për ta bërë ambalazhimin e ushqimit, por edhe të vajrave për ushqime. Ky lloj përdoret edhe për lodra fëmijësh dhe kafshësh. Përdorimi i tij shumë i shpeshtë haset në kabllot e kompjuterit, në gypa të plastikes. Meqë kjo plastikë është rezistente nga nxehtësia dhe rrezet e diellit ajo përdoret edhe për ndërtimin e kornizave të dritareve dhe shumë veglave tjera shtëpiake.

LDPE

Kjo plastikë nuk mund të përdoret për të bërë shishe, por për qese plastike, edhe pse nuk liron kimikale në ujë. LDPE shpesh përdoret për folie, makina të larjes së enëve dhe në disa ambalazhe të paketimit të bukës. Shumica e qeseve që përdoren në markete, janë të bëra nga lloji i plastikës LDPE. Ky lloj i plastikës përdoret edhe në industrinë e mobiljeve, por edhe për rroba.

PP

Një lloj plastike tjetër me ngjyrë të bardhë apo gjysmë transparente. Shpesh përdoret për shishe të jogurtit apo për kanaqe.

PP (Polypropylen) është plastikë e lehtë dhe e fortë, ka rezistencë të mire ndaj temperaturave të larta. Përdoret për materiale rezistente ndaj lagështisë. Gjithashtu përdoret për disa lloje të pampersave të fëmijëve dhe për ambalazhe tjera të ushqimit si: margarina, jogurti, çipsat etj.

PS

Liron substanca karciogjenike. Përdoret shpesh për kanaqe të kafes dhe për ambalazhet e produkteve të ushqimit të shpejtë (Fast food).

PS (Polystyren) është një material i lirë në prodhim dhe blerje, i lehtë në mirëmbajtje. Është lehtë i deformueshëm. Përdoret shumë në jetën e përditshme. Përdoret për të bërë kanaqe apo gota të përdorimit të vetëm, për disa mbajtëse të ushqimit në formë. Shpesh përdoret edhe në materialet e laminatit për dysheme.

PC apo plastika pa emërtim

PC (polycarbonat) është një nga llojet e plastikeve më të rrezikshme në treg që liron kimikale të quajtura BPA dhe shpesh përdoret në shishe të ujit për sportistë, por edhe për pjata e lugë të ushqimit.

Ky lloj plastike nuk ka standarde të caktuara, kështu që në këtë kategori hyjnë të gjitha plastiket tjera që janë të pa emëruara me vulat e mësipërme.

Këto sqarime, besojmë ju kanë bërë të vëmendshëm t’i shikoni me kujdes e t’i përzgjidhni shishet që përmbajnë më shumë cilësi.

Që nga sot, shikoni se çfarë shishe jeni duke blerë dhe keni kujdes nga shenja dhe emërtimi i shishes. /Dritarjaonline/


Arivisti Company