Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në autostradë


E mërkurë, 26 Gusht 2026
Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në autostradë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur në autostradë km i 29 nga Vërmica.

Në këtë aksident siç ka njoftuar Policia e Kosovës, janë përfshirë dy automjetet një veturë dhe një kamion.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Në vendin e ngjarjes pos njësive policore janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka njoftuar për teve1.info, zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit