E hënë, 3 Shkurt 2014
Akrepat e saj nuk e tregojnë kohën e saktë. Jo vetëm pse mekanizmi origjinal i sjellë nga Moldavia me urdhër të Jashar Pashës aty kah fundi i shekullit XIX u vodh në vitin 2001, por as ai elektronik i vendosur nga KFOR-i francez një vit më vonë nuk po kryen punë.
Në botën e industrializuar nevoja për funksionin primar të një Sahat Kulle mund të mos jetë e domosdoshme. Por vlera e objektit të vetëm të këtij lloji në kryeqytetin e Kosovës është e madhe dhe e shumëfishtë.
Plot ide janë dhënë se si do të mund të shfrytëzohej kapaciteti i këtij monumenti, që të bjerë akoma më shumë në sy të vizitorëve të kryeqytetit. Nëse zgjedhjet lokale do t’i fitonte Partia e Fortë, Sahat Kulla do të quhej Rita Ora, ylli botëror i muzikës me prejardhje nga Kosova.