E enjte, 18 Qershor 2020
SKENDERAJ – Në ditën e çlirimit të Skenderajt, kryetari i Komunës Bekim Jashari ka thënë se në Prekaz është investuar mbrapsht, pasi kullat i kanë lënë në gjendje shumë të rëndë.
Jashari tha se më shumë është investuar në fusha e varreza, ndërsa kullat janë lënë anash dhe janë në rrezik të shembjes.
“Nuk është që nuk është investuar, por është investuar mbrapsht. Pra është investuar në fushë, në varreza, dhe besoj që do ishte mirë të investohej tek kullat, pasi ato objekte janë në rrezik të shembjes. Mendoj që qeveria do të jetë më e kujdesshme dhe e shpejt në këtë drejtim, pasi ligji është bërë dhe në bazë të atij ligji parashihet çdo gjë. Të mblidhet komisioni me vendim të qeverisë dhe të vazhdoj aty ku ka mbet para një viti”, ka thënë Jashari.
Ai po ashtu tha se dëshmorët nuk ranë vetëm që të çlirohet vendi, por ata ranë që qytetarët të kenë një mirëqenie më të mirë, përcjell Telegrafi.
Etiketa: Aktuale, Bekim Jashari, Familja Jashari, Kosovë, Prekaz, Skenderaj