Kumanovarët ikin drejt Serbisë, shtab emergjent në Preshevë


E diel, 10 Maj 2015

ikja-nga-kumanova

Një numër i madh i shqiptarëve me vetura dhe rreth 12 autobusë, të gjithë me targa të Kumanovës, kanë kaluar sonte në vendkalimin kufitar Maqedoni-Serbi. Shqiptarët që po shkojnë drejt Serbisë kanë pohuar se janë duke shkuar te të afërm të tyre në Preshevë dhe Bujanoc, transmeton “Zhurnal”.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Musatafa sonte ka thirrur mbledhje urgjente në Preshevë ku po debatohet për situatën në Kumanovë dhe ndihmën që preshevarët mudn të iu ofrojnë qytetarëve që po largohen.

“Disa prej tyre kanë familjar në Preshevë dhe rrethinë, ndërsa shumica prej tyre nuk kanë të afërm. Për këtë arsye duhet t’iu sigurojmë strehim”, tha Mustafa.

Nga ana tjetër, MPB e Serbisë iu ka bërë apel qytetarëve të tyre që mos ë udhëtojnë drejt Maqedonisë.

Shumë shqiptarë të Kumanovës sot kanë kaluar kufirin dhe kanë shkuar në drejtim të Luginës së Preshevës

Posted by Tetova News on Saturday, May 9, 2015

Të fundit