Përleshja e armatosur në Kumanovë hapë rrugë drejt një lufte të re në Maqedoni


E shtunë, 9 Maj 2015

Kumanovë – Në Lagjen e Trimave në Kumanovë, këtë mëngjes ka pasur një përplasje të ashpër ndërmjet një grupi të armatosur dhe forcave policore. Sipas informacioneve jo zyrtare, supozohet se ishte një veprim i policisë për kërkimin e një shtëpie, e cila më pas degjeneroi në një konflikt të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).

-kum3

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Koteski, ka konfirmuar rastin dhe i bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë. Nga ndihma e shpejtë informojnë se në atë pjesë të qytetit kanë dy ekipe në terren, por ata nuk kanë informacion të detajuar për persona të plagosur.

-kum4(1)

Të shtëna me armë automatike dhe zhurma e helikopterëve shkaktuan shqetësime tek qytetarët e Kumanovës rreth orës katër të mëngjesit të sotëm. Të shtënat dhe zhurmat janë dëgjuar në Lagjen e Trimave, mirëpo edhe pothuajse në të gjithë atë pjesë të qytetit. Punonjës e kompanive të te ndryshme të cilat janë të vendosura në pjesën perëndimore të qytetit janë kthyer, për shkak se rrugët janë të mbyllura. Qytetarët thonë se forcat policore janë kudo nëpër qytet, si dhe disa rrugë janë të mbyllura për trafikun. Disa orë u dëgjuan të shtënat, ndërsa mbi atë pjesë të qytetit ende qarkullojnë helikopterë.

-kum5

-kum6

-kum7

-kum8

-kum9

-kum91

1

Etiketa:
Të fundit