E shtunë, 10 Qershor 2017
Në tetor të vitit 2016 partit opozitare të Kuvnedit të Kosovës morën iniciativë parlamentare që përmes nënshkrimeve të formhet një komision hetimor që do të hetonte veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK-ut.
Në mesin e tyre që nënshkruan kërkesën për hetim rreth veprimtarisë së SHIK-ut, nuk ishte asnjë deputet i LDK-së. Normalishtë se as nga PDK-ja nuk kishte asnjë.
Që LDK-ja është e kapur nga SHIK-u dhe strukturat tjera kriminale, kjo është botërisht e ditur. Jo vetëm pse nuk nënshkroj kërkesën për themelimin e komisionit që do ta hetonte SHIK-un. Afera kriminale e djalit të Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovës, si udhëheqës i klanit mafiroz të falsifikimit të pasaportave, pastrim parash, trafikim droge e armësh, dërgimin e shqiptarëve në Siri, në mesin e tyre edhe terroristinë Blerim Hetën, i cili e shpërtheu vetën duk vrrarë 42 civil sirian, pastaj inkriminimin e figurave të LDK-së në vrasjen e Dino Asanajt, – të gjitha këto nuk do të kishinë qenë të arritshme pa ndihmen e SHIK-ut dhe strukurave të shërbimev tjera kriminale që operojnë përmbrenda LDK-së. Andaj deputët e LDK-së nuk guxuan asnjëri të nëshkruajnë kërkesën për hetimin e SHIK-ut.
Por ajo që e aktualizon edhe njëherë këtë lajmë, rastin e nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për hetimin e SHIK-ut, është fakti i kualicionit të krahut të luftës, PAN.
Ishte pikrishtë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me një grup deputetësh të po kësaj parite, që nënshkrojë kërkesën për fillimin e hetimeve ndaj organizatës kriminale të Kadri Veselit, SHIK-ut. Ndërsa tani, disa muaj më vonë nga ajo ngjarje, po i njejti njëri, Ramush Haradinaj, bashkë me deputetët e partisë së tij të cilët nëshkruan kërkesën për hetimin e organizatës së krimit, u bënë pjesë e koalicionit që udhëhiqet nga lideri i po kësaj organizate kriminale, SHIK-ut, Kadri Veselit!
Pos kësaj, pak para shpërbërjesë së Kuvendit, Haradinaj ishte kategorishtë kundër çdo bashkpunimi apo koalicioni me partinë e krimit, siç e quante ai PDK-në. Ndërsa një orë para afatit përfundimtarë të dorëzimit të listave në KQZ për koalicionet parazgjedhore të subjekteve politike, AAK shkoj në gjirin e PDK-së. Tani, thuajse në çdo fushatë elektorale, Haradinaj shihet në krah të Kadri Veselit, ndaj të cilit kishte nënshkruan kërkesën për hetim të organizatës së tij që e ai e konsideronte organizatë kriminale.
Më poshtë është lista e deputetëve që nënshkruan për formimin e komisionit hetures parlamentar për hetimin e SHIK-ut.
Lista e deputetëve nënshkrues:
1.Ramush Haradinaj- AAK
2.Albin Kurti- Vetëvendosje
3.Fatmir Limaj
4.Pal Lekaj – AAK
5.Lahi Brahimaj- AAK
6.Time Kadriaj – AAK
7.Bali Muharremaj – AAK
8.Daut Haradinaj – AAK
9.Donika Kadaj-Bujupi
10.Teuta Haxhiu- AAK
11.Faton Topalli- Vetëvendosje
12.Rrustem Berisha- AAK
13.Glauk Konjufca – Vetëvendosje
14.Besa Baftiu – Vetëvendosje
15.Salih Salihu- Vetëvendosje
16.Besnik Bislimi – Vetëvendosje
17.Puhie Demaku- Vetëvendosje
18.Shqipe Pantina – Vetëvendosje
19.Aida Dërguti -Vetëvendosje
20.Ismajl Kurteshi – Vetëvendosje
21.Albulena Haxhiu – Vetëvendosje
22.Ilir Deda
23.Fisnik Ismaili – Vetëvendosje
24.Visar Ymeri – Vetëvendosje
25.Mytaher Haskuka – Vetëvendosje
26.Jakup Krasniqi – Nisma
27.Zafir Berisha – Nisma
28.Blerim Shala –
29.Valdete Bajrami – Nisma
30.Haxhi Shala – Nisma
31.Shukrie Bytyqi – Nisma
Formimi i komisionit, i kërkuar nga marsi i 2015-ës, qëllim kishte që të hetojë disa prej çështjeve themelore për organizatën të cilën e drejtonte, Kadri Veseli.
Një pjesë e madhe e spektrit politik në Kosovë, përfshirë këtu edhe një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve të Kosovës, e konsiderojnë SHIK-un të ketë qenë një organizatë e dyshimtë, me verpimtari sekrete, në shërbim të një agjende politike në dëm të vendit.
Kështu mendonte edhe Ramush Haradinaj tek sa kishte nënshkruar kërkesën për themelimin e komisionit parlamentar që do t’a hetonte veprimtarinë e SHIK-ut, që udhëhiqej nga Kadri Veseli, por që tani ka rënë në gjirin e tij, vetëm e vetëm për të ardhur në karrikën e kryeministrit të vendit.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Gen Kelmendi, Opinione