Kurti: Dacici vendosi për datën e zgjedhjeve


E martë, 25 Qershor 2013

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ka deklaruar se VV-ja do të marrë pjesë në zgjedhje pavarësisht se kur do të caktohet data për mbajtjen e tyre.

Ai ka sqaruar se propozimi i tyre ka qenë që zgjedhjet të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, duke shtuar se ka pasur mundësi që zgjedhjet të mos mbahen me 3 nëntor për shkak se edhe subjektet tjera nuk duan që të mbahen zgjedhjet në këtë datë.

“Nuk duhet të brengosemi se kush e si po merr pjesë në zgjedhje, por brenga jonë duhet të jetë se si bëhet që Dacici po e urdhëron Jahjagën, kjo është tema sot”, tha Kurti.

Sipas tij, nëse në Kuvendin e Kosovës ratifikohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, shteti i Kosovës sipas tij, do të jetë shtet në letër dhe pavarësia e Kosovës- pavarësi në letër.

Etiketa: , ,
Të fundit