Kurti dhe Kumnova bënë thirrje për protestë gjithëpopullore


E martë, 20 Janar 2015

Prishtinë – Kundër deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq, do të organizohet protestë gjithëpopullore.

Këtë thirrje e kanë bërë sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Kryetarja e organizatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova.

Në një konferencë për media, që të dy, Kurti dhe Kumnova përveç qytetarëve u kanë bërë thirrje edhe partive politike dhe shoqërisë civile.

Protesta është thirr për të shtunën në orën 14:00, ku do të kërkojnë nga Kryeministri Isa Mustafa që të largojë nga qeveria, ministrin për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq.

Etiketa: , ,
Të fundit