E enjte, 25 Shkurt 2016
Prishtinë – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, në emisionin “Info – Box”, ka bërë thirrje që protestës gjithëpopullore, e cila sipas tij pritet të mbahet nesër në ora 10:00, t’i bashkohet edhe mërgata shqiptare.
Ai ka thënë se i fton mërgimtarët të vijnë në Kosovë, sepse “kemi nevojë për protestë të fuqishme”.
“I bëjë thirrje mërgatës tonë që t’i hipin avionëve dhe të vijnë në Kosovë, sepse remitancat e tyre shkojnë në blerje te mallave të importit, e më pastaj në buxhet të Kosovës, të cilin këta po e keqpërdorin. Mërgata jonë e ka vendin këtu në shesh”, ka theksuar Kurti.
Etiketa: Albin Kurti, Diaspora, Protesta