Kurti kërkon forcim të pranisë së NATO-s në Kosovë


E diel, 1 Janar 2023

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje NATO-s që të rrisë numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë, pas tensioneve të fundit me Serbinë.

“Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti për gazetën gjermane, Die Welte.

Në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, aktualisht janë mbi 3.700 trupa nga 27 shtete të botës.

Forcat e NATO-s u vendosën në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 me synim që të garantojnë sigurinë.

Së fundmi, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën, teksa disa banorë lokalë për 20 ditë me radhë vendosën barrikada në veri të Kosovës.

Etiketa: , , ,
Të fundit