E martë, 20 Qershor 2023
PRISHTINË – Më herët gjatë së martës, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.
I dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se prioriteti i parë është shtensionimi i situatës.
“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë [situatën], do të kemi viktima”, ka thënë ai, përgjatë një bisede bashkë me Escobarin në Këshillin e Atlantikut në Uashington.
I pyetur për qëndrimin e Escobarit për situatën në veri, Kurti e ka drejtuar gishtin kah Beogradi.
“Kah mund të shkojë kriza e veriut, nëse nuk shtensionohet, unë nuk mund ta di sot, por unë e di që eskalimi është pasojë e drejtpërdrejtë e përzierjes së Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. Herë me politikanë që rrinë afër me krimin e organizuar, herë me krimin që synon të politizohet, por qartazi faktorin dhe burimin e eskalimit do ta gjeni atje. Prandaj, nëse ka të drejtë emisari Escobar, atëherë adresa ku do të duhej të merremi, që të mos kemi konflikt rajonal, është Beogradi”.
Etiketa: Aktuale, Albin Kurti, Kosovë, Veriu