E hënë, 5 Qershor 2023
PRISHTINË – Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se takimi mes kryeministrit dhe diplomatëve të huaj, duhej të niste në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.
Pamje nga takimi i Kurtit me Lajçak dhe Escobar#kurti #escobar #lajcak #kosove #prizrenpost pic.twitter.com/T7vsNSx0AA
— Prizren Post (@PrizrenPost) June 5, 2023
Etiketa: Aktuale, Albin Kurti, Gabriel Escobar, Kosovë, Miroslav Lajčák