Kurti tregon detajet e vendimit për hekurudhën Prishtinë-Durrës


E enjte, 7 Korrik 2022

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar detajet e dy vendimeve të marra nga mbledhja e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Kurti ka treguar se për njërën marrëveshje kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Kosovës, kurse për tjetrën nevojitet autorizimi i Presidencës.

“Në mbledhjen e 87-të të Qeverisë, miratuam vendime për dy marrëveshje, dy projekte madhore zhvillimore. Për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Republikës, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës. Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurt po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet”, shkruan Kurti në Facebook.

Etiketa: , , ,
Të fundit