Kurti: Vazhdon mbështetja e madhe popullore për Vetëvendosjen


E enjte, 20 Dhjetor 2018

KAÇANIK – Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot kësaj partie i janë bashkuar edhe 47 anëtarësime të reja në Kaçanik.

Sipas VV-së, mbështetja e madhe popullore është një tregues se kjo Lëvizje është një domosdoshmëri dhe një vizion kolektiv për të ardhmen e Kosovës.

“Ditën e sotme, hapave të sigurt të Lëvizjes i janë bashkuar edhe 47 anëtarësime të reja në Kaçanik. Domosdoshmëria e angazhimit politik po ndihet kudo në Kosovë. Angazhim ose arrati është zgjedhja e thjeshtuar dhe aspak e thjeshtë për çdo qytetar të republikës”.

“Thirrja për ta ndryshuar veten dhe Kosovën bashkë me të na e rrit entuziazmin dhe na e shton vendosmërinë. Lëvizjes po i shtohet masa dhe intensiteti, përgjegjësia dhe pritshmërinë. Mbështetja e rritur për Lëvizjen tregon se Lëvizja është një domosdoshmëri popullore dhe një vizion kolektiv për të ardhmen tonë”.

Etiketa: , , , ,
Të fundit