E hënë, 30 Tetor 2017
Mytaher Haskuka është profesor asistent në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka qenë udhëheqës i ekipit për Hulumtime, Politika, Çështje Gjinore dhe Komunikim në UNDP-Kosovë.
Gradën doktor i shkencave të psikologjisë sociale e ka fituar në Universitetin “Ludwig Maximilian” në Mynih të Gjermanisë, ndërsa studimet post-diplomike Master i ka kryer në Universitetin Bogazici në Stamboll.
Ai ka punuar në shumë hulumtime zhvillimore dhe analiza të ligjeve dhe politikave. Ndër raportet më të rëndësishme në të cilat ka punuar janë Raportet e Zhvillimit Njerëzor. Mytaher Haskuka është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës. Gjatë këtij mandati ai ka qenë edhe anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Etiketa: biografia, Mytaher Haskuka