E enjte, 24 Janar 2019
Kolosët si Adem lashari lindin rrallë. Megjithatë, ata dalin në sipërfaqe në kohë dhe në rrethana të caktuara, si Hektori në kohën antike, Spartaku në Romën e lashtë, Simon Bolivari në shekullin e 19-të, apo Çe Guevara në shekullin e 20-të. Adem Jashari i tejkalon përmasat e heroit kombëtar, meqë vepra dhe akti vetëflijues me tërë familjen, janë ngjarje unikate dhe të veçanta në tërë historinë e qytetërimit njerëzor.
Adem Jashari ishte i biri i Shaban Jasharit dhe i Zahidesë. Ai lindi në ditën më të shënuar të historisë sonë kombëtare, më 28 nëntor, në datën e kthimit të Gjergi Kastriotit në Krujë dhe në datën tjetër të historisë, kur plaku Ismail Qemali shpalosi në Vlorë flamurin e pavarësisë të Shqipërisë. Ademi lindi në Prekaz, më 28 nëntor të vitit 1955, në dimrin që mbahet mend për acar dhe dhunë mizore që ndërmori regjimi jugosllav kundër shqiptarëve, më pretekst të kërkimit të armëve në mbarë Kosovën. Kjo ishte koha e aksionit famëkeq për çarmatosjen e shqiptarëve. Mësimet flliestare i mori në Skënderaj, ndërsa shkoilën e mesme teknike e mbaroi në Mitrovicë.
Familja shumë anëtarëshe e Shaban Murat Jasharit ishte një familje me traditë të shëndoshë shqiptare. Të gjithë anëtarët e saj punonin në ngritjen e përbashkët të pasurisë familjare. Secili në punën e tij. Dikush në ara e në livadhe, dikush tjetër në punë, e dikush në mërgim.
Ademi, ashtu sikur edhe shumë të rinj liridashës të kohës, kishte edhe preokupime të veçanta. E donte dhe e çmonte arrnën. Ëndërronte lirinë e popullit të tij të robëruar dhe të nëpërkëmbur. I donte njerëzit, ndërsa shoqërohej sidomos me ata, të cilët shfaqnin interesim për të lënë gjurmë në kohë, për të vazhduar historinë aty ku kishte ngecur. Në Kullën e përbashkët të familjes, pothuajse për çdo natë kishte miq. Hynin e dilnin burra të mençur e trima, të cilët rrëfenin për të kaluarën e rëndë, por edhe për rezistencën e vazhdueshme të liridashësve të përkushtuar. Rrëfimet për Gjergj Kastriotin, për Ismail Qemalin, për Hasan Prishtinën, për Azem Galicën, për Qerime Halilin, për Ahmet Delinë, për Shaban Polluzhën e për qindra trima të tjerë, tregoheshin me respekt dhe me pietet, ndërsa nga të pranishmit dëgjoheshin me vëmendje të veçantë. Ademi po rritej e po burrërohej tok me vëllezërit, Rifatin dhe Hamzën. Përveç dy vëllezërve, ai i kishte edhe pesë motra: Hava, Zyla, Zoja, Qamilja dhe Halimja. Natyra i kishte dhuruar Ademit shtatin e hedhur si të Akilit, fuqinë fizike si të Herkulit dhe zhdërvjelltësinë si të Azem Galicës. Përveç dajë Osman Gecit nga Llausha, të cilin e donte dhe e respektonte pa masë, ai shodërohej edhe me shokë dhe kushërinj të brezit të tij.
Në pranverë të viteve 1989-90, me rastin e revoltës gjithëpopullore të shqiptarëve.në Kosovë, Ademi, së bashku me Ilaz Kodrën, Osman Gecin, Sahit Jasharin, Jakup Nurën e të tjerë, organizoi demonstratat në Skënderaj. Adem Jashari me vëllezërit Rifatin, Hamzën dhe me shokët e idealit nga Drenica si: Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Zenun Kodra, Besim Rama, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Sylejman Selimi, Rafet Rama e të tjerë, mori përsipër ta lëvizte përpara orën e madhe dhe tejet të rëndë të historisë. Djalëria, që tregonte gatishmëri për të luftuar kundër okupatorit, du-hej paraprakisht të stërvitej. Stërvitja duhej të mbetej çështje sekrete. Ajo do të mbahej në kazermat e ushtrisë të Republikës së Shqipërisë. Në dijeni të këtij fakti, në fillim të vitit 1991, ishte edhe vetë presidenti shqiptar i asaj kohe, Ramiz Alia. Stërvitja e grupit të dytë të kosovarëve mbahej top sekret. Për kursin njëmujor kishin dijeni: presidenti Ramiz Alia, ministri i Mbrojtjes Perikli Teta, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare Kostaq Karoli, shefi i Katedrës së Zjarrit, Ylli Mici, si dhe oficerët që merreshin me stërvitjen e tyre si: Hysen Ymeri; Agron Dhimarko e Kastriot Hoxha. Përveç Adem Jasharit, atje ishin stërvitur edhe dhjetëra luftëtarë të tjerë të ardhshëm të UÇK-së. Adem Jashari; pas stërvitjeve ushtarake, së bashku me një grup prej afër 50 luftëtarësh u kthye në Kosovë, duke kaluar kufirin këmbë. Ata me këtë rast ishin armatosur me armë këmbësorie.
Rrethimi i parë
Më 30 dhjetor të vitit 1991, forca të mëdha policore, të mbështetura edhe nga forcat ushtarake jugosIlave, rrethuan shtëpinë e Shaban Jasharit në Prekaz. Sigurimi Shtetëror Serb ishte në dijeni për arritjen e këtyre 1uftëtarëve në Prekaz. Në Kullë ndodheshin: Adem Jashari, me vëllezërit Rifatin dhe Hamzën dhe me bashkëluftëtarët, Sahit jashari, Fadil Kodra e me trima të tjerë të Kodrajve e të Lushtakëve të Prekazit. Përleshja kishte zgjatur prej mëngjesit e deri në orën 15 të asaj dite. Trimave të lirisë u kishin shkuar në ndihmë qindra liridashës të tjerë, në mesin e tyre edhe daja Adem Jasharit, Osman Geci, nga Llausha. Meqenëse bërthamës çlirimtare, në krye të së cilës ishte Adem Jashari, po i arrinin përforcime nga të gjitha anët, forcat serbe u detyruan të tërhiqen. Ato e kishin kuptuar se luftëtarët e lirisë po i mbanin armët për të luftuar kundër tyre.
Prej 30 dhjetorit të vitit 1991, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij nuk e ndërprenë luftën e armatosur kundër pushtuesit serb, deri në çlirimin e Kosovës. Ai edhe ishte i zgjedhuri i trimave dhe asnjë nga shokët nuk e kishte vënë në dyshim asnjëherë pozitën e tij të prijësk. Adem Jashari tash-më ishte bërë komandant legjitim i formacioneve ushtarake çlirimtare, që më vonë do të quhen UÇK. Ai ishte në dijeni paraprakisht për të gjitha aksionet që ishin kryer kundër forcave serbe në Kosovë, që prej vitit 1991 deri më 1998. Në shumicën e këtyre aksioneve ai kishte marrë pjesë edhe vetë. Gjatë periudhës së viteve 1991-1994, vetëm në Skënderaj e në Drenas, në këto aksione janë vrarë dhjetëra policë. Ndërsa më 23 mars të vitit 1993, me urdhrin e komandantit Adem Jashari, në udhëkryqin e hekurudhës në Drenas, është sulmuar automjeti i policisë serbe, me ç’rast janë vrarë 5 dhe janë plagosur 6 policë serbë. Këtë aksion e kishin kryer Sami Lushtaku, llaz Kodra dhe Rafet Rama. Gjatë viteve të veprimtarisë ilegale guerile, Adem Jashari ka koordinuar pothuajse të gjitha aksionet që kanë ndodhur, jo vetëm në Drenicë, por në mbarë Kosovën. Në vjeshtë të vitit 1994, Shërbimi Sekret Serb zë në befasi dhe e arre-ston njërin prej bashkëveprimtarëve të Adem Jasharit, Besim Ramën nga Prekazi. Në procesin gjyqësortë organizuar kundërtij, Gjykata e Qarkut në Prishtinë i dënoi prej 6 deri në 20 vjet burg: Adem Jasharin, Besim Ramën, Ilaz Kodrën, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Fadil Kodrën, Zenun Kodrën, Nuredin Lushtakun, Sami Lushtakun, Sahit Jasharin, ldriz AsIlanin, Ali Jonuzin dhe Jakup Nurën. Adem jashari u dënua me 20 vjet burg, në mungesë. Për aktivitetin luftarak, qëllimin e Adem Jasharit dhe të bërthamës së tij çlirimtare, dinin edhe politikanët pacifistë kosovarë, të cilët këto zhvillime i përcillnin me skepticizëm dhe mosbesim. Kishte edhe raste kur aktiviteti i tij interpretohej me dubioza të liga dhe me kualifikime antikombëtare. Prania e grupeve të armatosura ilegale në Kosovë, në gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjetë, shkaktoi konfuzione të caktuara në. rrjedhat politike. Të gjithë kryeparët e partive politike pacifiste, pa dallim, u distancuan nga aktiviteti ushtarak i këtyre grupeve militante të udhëhequra nga Adem Jashari dhe konfirmuan para faktorit ndërkombëtar, si alternativë të vetme, lëvizjen pacifiste.
Përleshja e parë frontale në Rrezallë të Re
Më 25 nëntor të vitit 1997, policia serbe kishte pësuar disfatë në Lagjen Binakaj të Vojnikut, në përpjekje për ta arrestuar luftëtarin Abedin Sokol Rexha. Të nesërmen, më 26 nëntor, forca të shumta të policisë ishin nisur në relacionin Skënderaj-Llaushë-Rrezallë e Re. Në vendin e quajtut Klisyra, në drejtim të Turiqecit, kishte zënë pritë komandanti Adem Jashari me njëzet luftëtarët e tij. Atë ditë, forcat serbe, në këtë pritë, u sulmuan në befasi. Edhe pse ato kishin armatim të rëndë dhe ishin me numër të madh, që në fillim e humbën orientimin, meqë sulmi i rrufeshëm i çlirimtarëve të Adem jasharit dhe i vetë Komandantit nuk u linte shteg për t’i akorduar veprimet luftarake. Forcave policore u kishte shkuar në ndihmë një helikopter ushtarak, i cili vërtitej mbi vendbetejë. Piloti nuk kishte guxim të lëshohej më poshtë për t’iu shkuar në ndihmë të plagosurve, meqë ndodhej në rreze të veprimit të armëve të luftëtarëve të Adem jasharit. Gjatë tërheqjes së turpshme në drejtim të Skënderajt, forcat serbe qëllojnë shkollën e fshatit Llaushë, me ç’rast merr plagë vdekjeje mësuesi Halit Geci, ndërsa plagoset edhe arsimtari tjetër, Shaban Rreci, nga Llausha. Serbët kthehen të mundur. Shtypi, i quajtur i lirë dhe i pavarur i Beogradit e përshkruan ngjarjen, duke u mbështetur kryesisht në versionin zyrtar serb. Pranohet botërisht humbja e betejës, por paralajmërohen ndeshje të reja. Pranohet po ashtu fakti se policia serbe qysh moti e kishte humbur kontrollin gjatë natës në Drenicë, ndërsa tanimë po e humbiste kontrollin edhe gjatë ditës. Shtypi zyrtar i Beogradit propagandonte me të madhe se në Kosovë kishin hyrë dhe vepronin grupe “terroristësh” nga shumë shtete të Evropës dhë nga ato islamike. Më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor Halit Geci në fshatin Llaushë, me miratimin e Adem Jasharit, tre luftëtarë të lirisë: Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, dalin publikisht të maskuar, por me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me armë automatike. Ata shpalosin qëllimin e luftës çlirimtare, si alternativë të vetmë për ta shporrur nga Kosova pushtuesin serb. Brohoritjet e mijëra pjesëmarrësve në varrim, për UÇK-në, konfirmonin plebishitin alternative të lëvizjes paqësore. Trimat dhe trimëreshat e komandantit Adem Jashari, tanimë lëviznin lirshërn në Drenicë dhe në Dukagjin.
Rrethimi i Dytë i Kullës së jasharëve në Prekaz, më 22 janar 1998
Shërbimi Sekret Serb, me kohë kishte identifikuar pikat e rezistencës në Drenicë, duke e shënuar si pikën me të rrezikshme Kullën e Jasharëve në Prekaz. Sulmin mbi Jasharët, njësitë policore serbe e ndërmarrin gjatë natës, më 22 janar të vitit 1998. Nuk duket që sulmi të ketë qenë i akorduar, meqë nuk përkonte me strategjinë dhe doktrinën zyrtare serbe të luftës. Përleshja ishte zhvilluar nga një distancë e vogël. Forcat serbe kishin qëlluar në drejtim të Kullës, ndërsa Shaban Jashari me të birin, Hamëzn, dhe nipat e tij, Fitimi e Besimi, iu kundërpërgjigjën. Pasi merr vesh për sulmin, nga Llausha, ku kishte qëlluar atë natë, arrin me shpejtësi në Prekaz komandanti Adem Jashari, së bashku me dajën, Osman Gecin dhe me luftëtarë të tjerë. Gjatë luftimeve, me këtë rast kishin marrë plagë llirianë dhe Selvete Jashari. Të nesërmen në mëngjes, policët serbë, të stacionuar në Fabrikën e Municionit, në shenjë hakmarrjeje për turpin dhe disfatën e pësuar në Prekaz, kishin vrarë punëtorin Hysen Manxholli, nga Mikushnica. Edhe kësaj radhe forcat serbe ishin thyer me turp. Ishte hera e dytë, që policia serbe po e humbiste betejën me luftëtarët çlirimtarë të Adem Jasharit. Beogradi pushtues po përgatitej për luftë për ta sulmuar Drenicën, bastionin e qëndresës dhe Kullën e pamposhtur të jasharëve në Prekazin e trimërisë shekullore shqiptare. Ndërkohë, drejt kësaj kulle kishin mësyrë mijëra liridashës. Masa e madhe e njerëzve shkonte për të parë dhe për t`u bindur për krejt çka po ndodhte në Drenicë. Pas kësaj ngjarje, Kullën e Shaban Jasharit e vizitojnë sa e sa gazetarë, politikanë dhe njerëz orientimesh të ndryshme.
Shaban Jashari priste miq dhe u thoshte: Nuk kemi ku të shkojmë më tej. Kur sulmohet shtëpia, meshkujt, po besa edhe gratë, kanë për detyrë ta mbrojnë nderin e shtëpisë, sepse nderi i shtëpisë është edhe nderi i atdheut.
Shkurti i vitit 1998. Dimër… acar… dëborë… Luftëtarët e firisë po vinin nga Perëndimi. Komandant Adem Jashari kishte konsoliduar radhët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte imponuar alternativën e luftës së armatosur.
Rrethimi i Tretë i Kullës së jasharëve në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars 1998
Rreth e përqark Fabrikës së Municionit në Skënderaj, më 3 dhe 4 mars, ishin dislokuar forca të shumta të artilerisë së rëndë. Po ashtu, policia serbe kishte bërë përforcime të shumta nëpër të gjitha postblloqet e saj në Drenicë.
Në orën 5.30 minuta të datës 5 mars, artileria serbe, nga Fabrika e Municionit, fillon gjuajtjet në drejtim të Kullës së Shaban Jasharit dhe të të gjithë Jasharëve. Lufta dhe qëndresa titanike e kryetrimave në Prekaz kishte dhënë kushtrimin në të gjitha trojet e Shqipërisë dhe në mërgatë.
Anteu i lirisë, Adem Jashari, kishte marrë vendimin historik, vendimin më të vështirë dhe më të dhembshëm që ka marrë ndonjëherë njeriu, gjatë tërë historisë së qytetërimit.
-Nuk do të dorëzohemi për së gjalli!
– Vrastarët nuk do të kalojnë, veçse mbi trupin tim të vdekur!
…
Tashmë ishte e largët koha kur thirrja e çetave të maieve të Drenicës: “Prite Azem Galicën, ore!”, ua kallte datën hordhive të krajlit serb. Vitet dhe dekadat e robërisë së Kosovës kishin venitur, në kujtesën e sunduesit serb, pamjen e dragoit të Galicës, që fluturonte hipur në kalë. Vetëm atëherë kur lubisë serbe i doli përballë uniforma e UÇK-së, si fantazmë tmerruese, pushtuesit serbë, sikur të parët e tyre dikur, filluan të ndiejnë dridhjen nën këmbë të tokës arbërore.
Prandaj, lubia serbe kishte provuar disa herë ta kafshonte Drenicën: në Prekaz, në Llaushë, në Likoshan, në Qirez e sërish në Prekaz. Më 5 mars, ajo po rikthehej edhe një herë te Prekazi i legjendave të trimërisë, për ta kafshuar helmueshëm Drenicën. Po sulmohej kështjella e jasharëve, ku ruhej i paprekur nderi shqiptar. Ajo kishte brenda zemrën e madhe të komandantit legjendar të luftës për liri, Adem Jashari, plakun fisnik Shaban Jashari, trimin e paepur Hamëz Jashari, nipat dhe mbesat e Shotës. Mëngjesi i asaj dite të acartë marsi, bashkë me krismat dhe me zjarrin e topave, po derdhte mbi Prekaz edhe tërë llahtarin e barbarisë serbe. Por, atë çast, brenda kështjellës u mor vendimi i madh:
– Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime, – kishte thënë Komandanti.
– Nëse duhet vdekur dikush, më mirë të gjithë ne, sesa Atdheu, – kishin thë-në të gjithë Jasharët në Kështjellë.
Po shkrepnin pushkët, e po këndonte zemra shqiptare. Pushka dhe kënga e trimave po shkruanin simfoninë e qëndresës së pamposhtshme, jehona e tyre po prekte rrënjët dhe majën e historisë së luftës sonë për firi. Në Prekaz po bëhej historia. Kështjella e jasharëve po bëhej muranë e lirisë.
Lajmi për rënien e Adem Jasharit, të 20 pjesëtarëve të familjes së ngushtë të Shaban Jasharit dhe 39 të tjerëve nga familja e gjerë Jasharaj, si dhe të atyre që kishin qëlluar gjatë atyre ditëve në Prekaz, kishte prekur shpirtin e çdo shqiptari liridashës dhe ishte reflektuar me një dhembje të pakrahasueshme kudo te shqiptarët. Dhembja, por edhe krenaria për Prekazin, kishte ngritur në këmbë të gjitha forcat liridashëse anembanë trojeve etnike të Shqipërisë dhe në mërgatë. Akti vetëflijues i Adem Jasharit, Hamëz Jashark, i Shaban Jashar.rti Osman Gecit, Hamit Jasharit, Salë Jasharit, Faik Jasharit, Halil Jasharit, Ali Jasharit, Sherif Jasharit, Hajzer Jasharit, Ramiz Jasharit, Kajtaz Jasharit dhe i sa e sa të tjerëve, i kishte dhënë impulse vendimtare luftës për liri. Me emrin e Adem Jasharit dhe me moton mobilizuese: Prite, prite Adem Jasharin!, luftuan, deri në fund, luftëtarët dhe luftëtaret e Ushtrisë Çli-rimtare të Kosovës.. Me emrin e Adem Jasharit, gjatë kohës së luftës, është emërtuar Brigada 111 e UÇK-së.
Më 28 nëntor të vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin e shpall Komandant Legjendar të UÇK-së.
Sot, Garda e Kosovës mban emrin e Adem Jasharit.
Me rastin e një vizite në Prekaz, kryeadministratori i parë i Kosovës Bernard Kushner, ishte shprehur: Po të kishte çmim Nobel për liri, ai çmim do t’i takonte familjes Jasharaj të Prekazit.
Për Adem Jasharin janë shkruar libra, drama, broshura dhe jetëshkrime të panumërta, nga shurnë intelektualë shqiptarë dhe të huaj. Janë shkruar dhjetëra e qindra shkrime të autorëve të ndryshëm, në shtypin ditor dhe në atë periodik.
Janë emërtuar shumë sheshe dhe rrugë qytetesh në Prishtinë, në Ti-ranë, në Gjirokastër dhe kudo në trojet e Shqipërisë Etnike.
Është projektuar realizimi i kompleksit memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Emri i Adem Jasharit është përjetësuar në institucione të shumta edukative, arsimore e shkencore, kudo në trojet shqiptare.
Emri i Adem Jasharit, pa dyshim, është emri më i frekuentuar shqiptar në mediat shqiptare dhe botërore, qysh nga 5 marsi i vitit 1998. Pothuajse nuk ka familje shqiptare që nuk e ka portretin e Adem Jasharit.
Etiketa: Adem Jashari, Dëshmor, Komandant, UÇK