Kush ishte Fadil Vokrri?


E shtunë, 9 Qershor 2018

Fadil Vokrri konsiderohet të jetë njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.

I lindur në Podujevë në vitin 1960, Fadil Vokrri njihej edhe si Diego Maradona shqiptar, për shkak të mënyrës si lëvizte dhe forcës me të cilën gjuante.

Idoli i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, Vokrri shkëlqeu tek FC Prishtina, duke regjistruar madje disa paraqitje edhe për përfaqësuesen e Jugosllavisë.

Pikën kulmore në fanellën kaltër-e-bardh Vokrri dhe yjet tjerë shqiptarë e arritën kur e mposhtën Yllin e Kuq të Beogradit në shtëpinë e vet, në Marakana.

Karrierën Vokrri e pati nisur tek KF Llapi, për të kaluar në Prishtinë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar – për të cilën skuadër në 172 paraqitje shënoi 55 gola.

Pastaj ai u transferua tek Partizani i Beogradit ku në 55 paraqitje arriti ta tundë plot 15 herë rrjetën kundërshtare.

Fadil Vokrri ishte ndër të parët shqiptarë që arriti ta çelte derën për të luajtur në skuadrat e huaja, duke luajtur për Nimes dhe Fenerbahçe.

Ai ishte i preferuari i tifozëve të skuadrës turke, por shkëlqimin që e pati arritur tek Prishtina dhe Partizani nuk mund ta shfaqë asnjëherë në tokën turke.

Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës së Futbollit të Kosovës, me mandat katërvjeçar.

Fadil Vokrri konsiderohet të jetë njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.

Fadil Vokrri në ndeshjen mes Partizanit të Beogradit dhe Hajdukut të Splitit
[youtube RzP-79HXPfA]

Fadil Vokrri në përballjen mes Jugosllavisë dhe Gjermanisë Lindore
[youtube ZMqi-oBBHVE]

Etiketa: ,
Të fundit