E hënë, 11 Qershor 2018
Prishtinë – Gati pesë muaj pasi që Gjykata Kushtetuese e kishte pranuar një kërkesë nga 30 të Kuvendit të Kosovës në lidhje me vendimin e Qeverisë Haradinaj për ngritjen e pagave dhe disa ditë para se kjo Gjykatë të mbetet pa dy gjyqtarë dhe rrjedhimisht pa kuorum, Kushtetuesja ka vendosur në lidhje me vendimin që pothuajse i dyfishoi pagën kryeministrit të vendit.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë vendosur që vendimi për ngritjen e pagave ka qenë i ligjshëm dhe nuk e ka cenuar Kushtetutën e vendit.
Më 21 dhjetor të vitit të kaluar u raportua se kryeministri Haradinaj do të ketë një pagë që arrin dyfishin e asaj aktuale. Krejt kjo pasi që në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u votua një vendim sipas të cilit rroga e Haradinajt do të ishte hiç më pak se 2 mijë e 950 euro. Paga aktuale e kryeministrit është 1 mijë e 443 euro, njofton Kallxo.com
Etiketa: Gjykata Kushtetuese, Ramush Haradinaj, Rritja e Pagave