E hënë, 5 Gusht 2019
PRISHTINË – Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pikë e rendit të ditës ishte caktimi i datës për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje është vendosur që seanca për shpërndarjen e Kuvendit të mbahet më 22 gusht, ku pastaj java e fundit e shtatorit ose java e parë e tetorit të caktohet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se u dakorduan të gjithë së bashku që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta.
“U pajtuam që më datë 22 gusht 2019 në orën 10:00 të shpërbëhet Kuvendi dhe për të dërguar vendin në zgjedhje, gjithashtu u dakorduam që para kësaj të votohet marrëveshja ndërkombëtare IPA”, tha Hoti.
Etiketa: Aktuale, Avdullah Hoti, Kosovë, Kuvendi