E mërkurë, 30 Nëntor 2022
PRISHTINË – Me 77 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar që pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të dërgohen në misionin e dytë paqeruajtës jashtë vendit.
Sipas një marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar, disa pjesëtarë të FSK-së do të dërgohen në Ishujt Falklands.
Një ditë më parë, Qeveria tha se në këtë mision do të dërgohen deri në shtatë pjesëtarë të FSK-së dhe se “ky mision mund të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi”.
Ky mision jashtë vendit financiarisht do të mbulohet nga buxheti i Kosovës, ndërkaq pjesëtarët e FSK-së do të jenë nën komandën e forcave të armatosura të shtetit pritës.
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar në shtator të këtij viti nënshkruan marrëveshjen për bashkë-zbarkimet e forcave të tyre në misionet ushtarake jashtë këtyre dy shteteve.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, Misionet ushtarake, ushtria