Kuvendi rifillon punën, debate të nxehta mes deputetëve


E hënë, 27 Mars 2017

Shkup – Ka rifilluar seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë ku deputetët diskutojnë për zgjedhjen e komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski ka thënë se kryetar i Kuvendit do të duhet të zgjedhet nga partia fituese, pra OBRM-PDUKM.

”Komisioni për emërim dhe zgjedhje nuk duhet të lejojë që të ketë kandidat për kryetar Kuvendi që më herët ka qenë i falur. Komisioni nuk duhet të lejojë deklarata nga shtetet tjera.” ka thënë mes tjerash Milloshoski.

”Kryetari i Kuvendit duhet të jetë i aftë dhe përshtatshëm për punën e kësaj shpie ligjvënëse. Kryetari i Kuvendit nuk duhet të mbrojë dhe të bëjë revizion Marrëveshjen e Ohrit e cila më parë është njohur nga të gjitha palët. Kryetari i ri duhet të udhëhiqet nda dëshira për të rihapur çështje etnike që kërkojnë zgjidhje binacionale dhe Maqedoni të ridefinuar.” tha gjithashtu Milloshoski.

”Dua që të reagoj duke parë se çfarë ndodh në këtë rend dite. është shumë problematike se si zvarritet puna e Kuvendit. Nëse nuk ka grupe parlamentare, na trego se pse ishim në koordinim tek ju në zyrë. Sot këtë që e shohim është jo logjike.” tha Oliver Spasovski nga LSDM.

Etiketa: ,
Të fundit