E premte, 12 Korrik 2013
Mitrovicë, 12 korri – Lilana Lumoviq, sekretarja e të ashtuquajturit “Kuvend të Kosovës dhe Metohisë” thotë se serbët kanë të drejtën sovrane që të themelojnë një parlament të tillë, dhe të tregojnë se janë kundër zbatimit të marrëveshje së Brukselit, e cila i ndan nga Serbia. Ajo u dërgoi një deklaratë medieve beogradase të premten ku ka shkruar se më 4 korrik serbët e Kosovës themeluan këtë kuvend, duke zbatuar të drejtën e garantuar përmes sovranitetin qytetar.
“Në rrethanat e tilla, është e drejtë e qytetarëve të Serbisë, që në saje të zbatimit të Kushtetutës së Serbisë të themelojnë Kuvendin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, dhe që qytetarët e Republikës së Serbisë nuk janë objekt, por subjekt i së drejtës, që do të thotë janë bartës të sovranitetit, andaj edhe kanë të drejt vetvetiu që të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Lumoviq.
Sa i përket marrëveshjes së Brukselit, Lilana Lumoviq thotë se ajo në esencë do të thotë se “Serbia heq dorë së ushtruari pushtet në një pjesë të territorit të saj (Kosovë)” dhe se atë pjesë “ua lë separatistëve”.
Në deklaratën e saj, ajo ka thënë edhe se Rezoluta 1244 e KS të OKB-së parasheh në mënyrë eksplicite se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, dhe se në asnjë akt të saj nuk e pezullon kushtetutës e Serbisë në territorin e Kosovës. (Foto: Nga arkivi)
Etiketa: Kosovë, Mitrovicë, Serbët