E hënë, 14 Dhjetor 2015
Prishtinë – Kuvendi i Kosovës ka caktuar për sot mbajtjen e seancës plenare në të cilën, mes tjerash, pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin për vitin 2016.
Kurse, opozita është e vendosur që të mos lejojë vazhdimin normal të punës së Kuvendit dhe institucioneve të tjera, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Lëvizja Vetëvendosje përsëriti dje edhe një herë se do të mundohen të pamundësojnë mbajtjen e seancës parlamentare, e cila është paraparë për nesër. Sipas tyre, nuk do të ketë normalitet të punës institucionale, derisa të tërhiqen marrëveshja me Serbinë dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, gjatë një interviste për KosovaPress tha se seanca e sotme do të mbahet edhe përkundër presioneve e bllokadave që mund t’i presin. Do të vendoset për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe kjo do të bëhet.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të jenë në seancë dhe të mos e përjashtojnë vetën nga puna e Parlamentit.
Në rend dite për seancën e sotme janë paraparë këto 28 pika:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin Marrëveshjes së kredisë Kosovë-UnicreditBank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,
Shqyrtimi iPropozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
Sh qyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjitnr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për treguesit gjeografik dhe për emërtimet e origjinës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Fondit kosovar për garanci kreditore,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Energjinë Termike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
Shqyrtimi idytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-048,për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet Nr.03/L-221, Nr.04/L-116 dhe Nr.04/L-194,
Shqyrtimi idytë i Projektligjitpër ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorialtë Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit përparandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,
Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin anëtarëv e në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE,
Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin anëtarëve nëBordin e Autoritetit Rregullativper Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP,
Shqyrtimi i Raportit tëKomisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit,
Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të ankesave në Komisionin e Pavarur për Media, dhe
Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin parlamentar./KosovaPress/
Etiketa: Kosovë, Kuvendi, Opozita