Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ky është Almiri 4 vjeçar që u shkel nga maqedonasi

Prizren Post | 11:36 - 02.07.2016

Almir Aliu, 4 vjeçari nga Kumanova nuk jeton më. Shkaku është i ditur tashmë, dhe ai është ”mllefi etnik” ndaj shqiptarëve nga maqedonasi B.I i cili natën e të hënës së kaluar, provoi të shtyp me veturë familjen e Aliu nga Kumanova pas një zënke banale me të atin e Almirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Babai i Almirit, Sedat Aliu (36 vjeç) ka rrëfyer ngjarjen duke thënë ”Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur rradhë për ti dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjentë dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B. I, i cili po priste njejtë në rradhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana mu desh edhe mua ti ta thërras vëllaun dhe nipin tim.

Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morrën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me bejsbolla. Këtu e pësuan rëndë e vëllai im A. A dhe nipi im S.D, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, rrëfën ngjarjen Sedat Aliu.

Almiri ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën Universitare të Shkupit pasi qëndroi disa ditë në koma.

Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar.

Pas vdekjes, nëpër rrjete sociale kërkohej drejtësi nga autoritetet dhe dënim maksimal për B.I i cili mizërisht e shkeli Almirin 4 vjeçar. Deri tani nuk ka reaguar asnjë nga partitë shqiptare, e as maqedonase. Bie në sy raportimi i pakët i mediave në gjuhë maqedonas për këtë rast.

Për sot është paralajmëruar varrimi i Almirit.

Almir-2

Almir-3

Almir-4

Almir-5


Arivisti Company