Ky është bilanci i protestave në Mitrovicë


E diel, 22 Qershor 2014

bilanci i protestave

Trembëdhjetë policë të Kosovës të lënduar, 2 gazetarë, 10 qytetarë, 4 automjete të djegura, prej të cilave 2 të EULEX-it, një i UN-it dhe një i Policisë së Kosovës, si dhe dhjetëra të arrestuar, është epilogu i gjithë asaj që ka ndodhur të dielën për rreth tre orë në qytetin e Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se Policia e Kosovës bazuar në planin operativ bazuar në këtë ngjarje ka vepruar në kondita të asaj që gjendja të jetë e kontrolluar dhe të mos lejojë eskalimin e situatës.

“Deri tani Policia në veprimin e saj për kontrollimin e turmave ka ndaluar 5 persona të cilët janë shoqëruar në objektet policore, ndërsa si pasojë e protestuesve të cilët kanë hedhur gurë, sende tjera dhe mjete të forta në drejtim të policisë janë lënduar 7 pjesëtarë të policisë së Kosovës, të cilët kanë kërkuar tretman në spitalin rajonal të Mitrovicës. Përveç kësaj, kemi 4 vetura zyrtare të konfirmuara tani sit ë djegura, si pasojë e vënies së zjarrit nga ana e protestuesve në fjalë”, ka thënë Zahiti.

Situata në kohën kur po raportojmë po thuajse është qetësuar në tërësi, dhe policia ka arritur t’i shpartalloj protestuesit./kosovapress/

Të fundit