Ky është emri i kandidatit të Nismës për kryetar të Prishtinës


E martë, 22 Gusht 2017

Prishtinë – Në kohën kur kane mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e listave me emrin për kandidatët për kryetar komune, edhe Nisma ka caktuar kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Profesori i Ekonomisë Shyqri Bytyqi do të garojë për të parin e kryeqytetit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Bytyqi do të përballet me Shpend Ahmetin nga VV, Arban Abrashin nga LDK, Lirak Çelajn nga PDK dhe Arbër Vllahiun nga AAK.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply

Të fundit