E hënë, 14 Gusht 2017
LVV, nëpërmjet një postimi në Facebook, është shprehur se Bashkim Nurboja, është kandidati i cili i ka marrë votat e anëtarësisë për kandidim për kryetar të Pejës.
Nurboja ka përfunduar doktoratën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës.
Magjistraturën e ka të përfunduar në Universitetin Staffordshire në Angli.
Nga viti 2006 ka punuar si mësimdhënës Universitar, ne Universitetin e Prishtinës e më pas në Universitetin Haxhi Zeka dhe Kolegjin Universum.
Bashkimi ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë. Ka publikime shkencore në fushën e ekonomisë.
Etiketa: Aktuale, Pejë, Vetëvendosje