Ky është rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve në Maqedoni


E hënë, 12 Dhjetor 2016

macedoni

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka dalë me rezultatet e para të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që janë mbajtur sot.

Në bazë të rezultateve të para të KSHZ-së, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme është duke prirë partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DMNE.

Vlen të theksohet se deri më tani, shqiptarët e Maqedonisë kanë arritur të sigurojnë vetëm 18 ulëse në Kuvend.

Ndërkaq, në vitin 2008, shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë kishin 29 ulëse, që i bie 11 deputetë shqiptarë më pak ka Kuvendi i Maqedonisë, raporton “Zeri.info”.

Nga 66.41%, të vendvotimeve të numëruara, këto janë rezultatet:

VMRO-DPMNE, ka 371.862 vota apo 38,57%

PDSH, ka 25.721 vota apo 2,67%

BDI, ka 71.643 vota apo 7,43%

LSDM, ka 349.341 vota apo 36,23%

KPNDD – BLLOKU I TRETË, ka 7.927 vota apo 0,82%

PPD, ka 845 vota apo 0,09%

ALEANCA PËR SHQIPTARËT, ka 28.655 vota apo 2,97%

PL, ka 2.957 vota apo 0,31%

VMRO PËR MAQEDONINË, ka 19.895 vota apo 2,06%

LËVIZJA BESA, ka 46.089 vota apo 4,782%

E MAJTA, ka 8.701 vota apo 0,90%

Të fundit