Ky është vendi me njerëzit më të lumtur në botë [foto]


E mërkurë, 16 Nëntor 2016

Në një njoftim të fundit nga qeveria Suedeze, është paralajmëruar shkurtimi i orarit standart të punës nga 8 orë në 6 orë por duke mos ndikuar aspak tek të ardhurat.

Mendohet se ky shkurtim do ndodhë vetëm për të ulur lodhjen e punonjësve për punë, gjë që do ndikojë në lumturinë e tyre dhe për një punë më cilësore.

Filimundus, një zhvillues i aplikacioneve për celularë, e prezantoi këtë ide vitin e kaluar. Anëtarët e bordit vërejtën se një ditë pune prej tetë orësh ndikon që punëtorët të mos jenë të koncentruar në punën e tyre dhe mos ta bëjnë atë në mënyrë efektive.

Punëtorët duhet të marrin pauzë, dhe kështu koha e tyre çohet kot. Ata kuptuan se punëtorët mund ta bëjnë sasinë e njëjtë të punës në vetëm gjashtë orë siç e bënin me tetë orë, dhe për më tepër, efikasiteti i tyre rritet.

Ata kanë më shumë fuqi dhe kohë për veten e tyre, dhe ndjehen më të lumtur dhe më të suksesshëm në përgjithësi.  Punëtorët në klinika mjekësore kanë bërë gjithashtu një hap tutje duke e marrë këtë orar të ri të punës. The Independent thotë se orari i punës prej gjashtë orë në ditë do të fillojë të implementohet në të gjithë vendin.