Ky ishte Iftari i Dehjes i shtruar nga Behgjet Pacolli


E enjte, 14 Qershor 2018

Prishtinë – Behgjet Pacolli njihet për deklaratat e tij lidhur me besimin në zot. Ai njihet edhe si person që zë safin e parë në xhami. Por mbrëmë, në rezidencën e tij, ai e ka dehur iftarin që ka shtruar vetë.

Behgjet Pacolli shet veten në publik si një besimtar mysliman i devotshëm. Janë të zakonshme fotografitë e tij për çdo Bajram, ku shihet në ‘saf’ (rresht) të parë duke u falur, përkrah krerëve të Bashkësisë Islame.

Mbrëmë, ai ka shtruar një iftar për nder të muajit të Ramazanit, ku sipas fotografive, shihet se kishte shumë mysafirë. Në iftarin e shtruar në rezidencën e tij luksoze në Hajvali, kishte përfaqësues të lartë politik të Kosovës, përfshirë kryeministrin Haradinaj, ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë.

Ajo që ka rënë në sy, janë gotat me pije alkoolike në këtë iftar. Pacolli ndoshta ka menduar t’i nderojë miqtë e besimeve tjera që ka ftuar në iftarin glamuroz, por një gjë e tillë, është e ndaluar sipas fesë islame. Pra, alkooli, është në fakt, një nga gjërat që hyn në kategorinë e ‘rreptësisht të ndaluara’.

Ta shtrosh iftarin të përcjellur me alkool, në fakt ia humb edhe kuptimin e ‘festës së përnatshme’ të cilën e festojnë myslimanët. Qëllimi i iftarëve, në parim, është edhe mbledhja e miqve, familjarëve, por për të kujtuar ata që nuk kanë: të varfërit. Ta dehë iftarin, me gjasë, Behgjet Pacolli është i vetmi person që di ta bëjë dhe që e pamë duke e bërë.

Traditat e organizimit të iftarëve nga udhëheqës politik, nuk janë të panjohura në botë. Janë edhe presidentët e SHBA’së, që nga koha e Bill Clinton e këndej, që organizojnë iftare. Por, pavarësisht përkatësisë fetare, në iftarët e shtruar gjithandej nëpër botë, përfshirë edhe iftarin e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, shihet vetëm uji, e jo edhe pijet e tjera (ruana zot ato alkoolike), njofton Periskopi.

Etiketa: , , , ,

Leave a Reply

Të fundit