Lajçak i kërkon Vuçiqit zgjidhje urgjente për energjinë dhe targat


E hënë, 17 Tetor 2022

BEOGRAD – Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç bën të ditur përmes një shkrimi në Twitter, gjatë takimit është diskutuar mbi çështjen e energjisë dhe targave.

“Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

“Energjia dhe targat ishin temat kryesore në agjendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje. Kam ndjekur gjithashtu çështjet aktuale me Petar Petkoviq”, ka shkruar diplomati sllovak.

Ndërkaq Vuçiq ka përsëritur se Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Një bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Mirosllav Lajçak mbi çështjet e hapura në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne do të vazhdojmë të luftojmë që ta ruajmë shtetin dhe popullin tonë, duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, kadeklaruar Vuçiq.

Etiketa: , , ,
Të fundit