Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lajçak: S’e njohim pavarësinë e Kosovës

Prizren Post | 11:17 - 11.06.2013

Shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak ka përsëritur se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por dëshiron “perspektivën evropiane” për tërë rajonin.

“Nuk është në interesin e askujt që të ekzistojë vrima e zezë , ku nuk ka sundim të të së drejtës, të ligjit dhe bashkëpunimit, qëndrimi ynë është konsistent”, ka thënë Lajçak në një intervistë për të përditshmen serbe “Veçernje novosit”.

Këto komente Lajçak i bëri nën prag të samitit të liderëve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore në Bratisllavë, në të cilin pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka thënë se ky takim do të jetë një rast i mirë për bisedime për çështjet kyçe, transmeton qik.

“Presim pjesëmarrjen e 20 shefave të shteteve , përfshirë edhe presidentin Tomisllav Nikoliq dhe zonjën Atifete Jahjaga. Është arritur marrëveshja e “formulës gimnih”. Kjo do të thotë se nuk do të ketë simbole shtetërore, por në tabela do të jetë vetëm emri i pjesëmarrësit”, ka sqaruar Lajçak.


Arivisti Company