E enjte, 14 Korrik 2022
BRUKSEL – Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Bruksel Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialogun me Serbinë.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm është biseduar për hapat e ardhshëm në dialog.
“Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimin sot në Bruksel për gjendjen e tanishme dhe hapat e ardhshëm në dialog”, ka shkruar Lajçak, njofton Telegrafi.
Etiketa: Bashkimi Europian, Besnik Bislimi, Dialogu, Kosova, Miroslav Lajčák